Bashkëpunime Ndërkombëtare
Partneriteti
i lidhur ngushtë me strategjinë institucionale afatgjatë të zhvillimit
Në
realizimin e misionit të tij, në kuadër të Strategjisë afagjatë të zhvillimit,
Kolegji Universitar “Wisdom”, do të promovojë zhvillimin e lirë të studimit, të
procesit mësimor dhe të kërkimit shkencor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me
institucione të arsimit të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, hapjen ndaj
komunitetit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar, bashkëpunimin me administratën
shtetërore, raportin e frytshëm bashkëpunues me ndërmarrjet dhe bizneset, me
botën e punës dhe të profesioneve si dhe me organizatat jofitimprurëse.
▪ Kolegji
Universitar “Wisdom” synon të bëhet një qëndër e rëndësishme rëndese në
bashkëpunimin akademik universitar, kërkimin shkencor, aktivitetin botues, dhe
promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë.
▪ Marrëdhëniet
institucionale që Kolegji Universitar
“Wisdom” ka vendosur me universitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë,
bëjnë pjesë në historikun e ngjarjeve shkencore të Institucionit tonë, dëshmijnë se ne të kemi një traditë të
konsoliduar kërkimore dhe bashkëpunimi të gjithanshëm. Në perspektivën tonë të
bashkëpunimit do të jenë universitete të rajonit, europiane dhe ndërkombëtare.
▪ Kolegji
Universitar “Wisdom” mbështet fuqimisht Njësitë për Kërkimin Shkencor dhe
Marrëdhëniet me Jashtë si njësi të integruara në strukturat e Kolegjit, të
cilat në mënyrë të vazhdueshme do të synojnë lidhjen e marrëveshjeve të
bashkëpunimit si dhe angazhimin e Personelit Akademik dhe Kolegjit si
Institucion i Arsimit të Lartë në aktivitete të ndryshme të karakterit shkencor
brenda dhe jashtë vendit.
▪ Fokusimi tek
partnerët strategjike dhe diversifikim të lidhjeve.
▪ Anëtarësimi në
shoqata dhe organizma ndërkombëtarë si dhe pjesëmarrje në aktivitete e
veprimtari shkencore e kërkimore vendase, rajonale e ndërkombëtare.
▪ Zbatim dhe
thellim të mëtejshëm të marrëveshjeve të lidhuara me universitete partnere
brenda dhe jashtë vendit duke synuar thellimin e bashkëpunimit dhe duke bërë të
mundur: shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, organizimin e përbashkët
të aktiviteteve shkencore, marrjen pjësë në projekte të përbashkëta të kërkimit
shkencor në kuadër të programeve TEMPUS, Erasmus +; European Programme for
Science and Technology (COST); Rrjeti Euraxess, kualifikimin e stafeve
akademike, kryerjen e kërkimeve individuale, bashkëpunimet në kuadër të botimeve
në bashkëautorësi etj.