Portal

Biblioteka

Biblioteka “Wisdom” është njësi ndihmëse e institucionit dhe i shërben procesit mësimor, kulturor, edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij. Biblioteka grumbullon, përpunon, ruan dhe vë në në shërbim të përdoruesve materiale bibliotekare në përshtatje me kërkesat arsimore. Siguron shërbim falas për studentët, personelin mësimdhënës e administrativ, në përputhje me rregulloren e bibliotekës.

Biblioteka ofron për studentët shërbimin e informacionit e të huazimit, si dhe literaturën referuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga përdoruesit e saj. Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht me literaturë bashkëkohore. Ai mbulon kryesisht fushat e drejtësisë, psikologjisë, ekonomisë, historisë, gjuhësisë, letërsisë, në gjuhë shqipe dhe të huaj. Gjithashtu, gjenden në bibliotekë tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse për studentët, përkthime të ndryshme, botime të “Wisdom Press”, fjalorë, CD- ROM.

Studentët dhe stafi akademik kanë akses në shfrytëzimin online të faqes elektronike ( LINK), i instaluar në laptopët e sallës së leximit në bibliotekë. Faqja online u ofron të gjithë anëtarëve të bibliotekës mundësinë e të lexuarit, të studiuarit, dhe të eksploruarit online, sipas interesave të tyre të studimit. Përdoruesve të bibliotekës, u mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i 12
 laptopëve dhe 24 kompjuterave.

Orari i bibliotekës është
08:30-19:30

KATALOGU COBBIS ONLINE