Bordi i
Administrimit
është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton
përmbushjen e misionit të Kolegjit Universitar “Wisdom”, mbarëvajtjen
financiare dhe administrative të tij. Për të realizuar misionin e tij, Bordi:
- I rekomandon
administratorit të shoqërisë ndryshimet e nevojshme në infrastrukturë, në
cilësi akademike dhe në veprimtaritë e Kolegjit Universitar “Wisdom”
- Jep rekomandime
dhe orienton shfrytëzimin sa më të mirë të buxhetit të dërguar dhe të mbrojtur
në bord nga rektori, para miratimit përfundimtar të tij nga Administratori apo
Asambleja e Ortakëve
- Udhëzon dhe
orienton për rritjen e efektivitetit të veprimtarive publike dhe të procesit të
marketingut që zhvillohet në kuadër të vetë kolegjit
- Shqyrton dhe miraton politikat e
përgjithshme operuese të Kolegjit Universitar “Wisdom”, politikat konkrete të
mësimdhënies dhe rekrutimit të trupit akademik, programet jashtë mësimore të
kërkimit, botimet mësimore-shkencore, trajnimet e ndryshme, kriteret e dhënies
së granteve apo bursave të veçanta
Rregullorja e Bordit
- Bordi i Administrimit i Kolegjit Universitar
“Wisdom” përbëhet prej 5 (pesë) anëtarësh me të drejtë vote, të cilët miratohen
nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë.
- Anëtarët janë përfaqësues të shoqërisë “Wisdom”shpk,
janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike, juridike
ose të pushtetit vendor, mund të jenë ortakë të shoqërisë dhe emërohen nga
administratori i shoqërisë “Wisdom”.
- Rektori, drejtuesit e njësive kryesore, drejtuesit e
njësive bazë dhe administratorët e institucionit dhe të njësive kryesore nuk
mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit, por mund të ftohen të marrin
pjesë në mbledhjet e tij.
- Bordi, me propozim të administratorit të shoqërisë,
zgjedh kryetarin e tij midis anëtarëve me të drejtë vote, me 3/5 e anëtarëve të
tij.
- Kryetari drejton veprimtarinë e Bordit dhe mbledhjet
e tij. Në mungesë të tij, këtë detyrë e kryen një anëtar i Bordit, të cilit i
delegohet detyra, me gojë a shkrim, nga vetë kryetari. Mandati i kryetarit
është dyvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
- Bordi miraton edhe një sekretar që bën pjesë në
stafin akademik, ndihmësakademik ose ndihmësadministrativ të Kolegjit
Universitar “Wisdom”.
- Bordi, gjatë veprimtarisë së tij, pas një
këshillimi paraprak me Administratorin e Shoqërisë dhe Rektorin, mund të
krijojë struktura ndihmëse e komisione për çështje të veçanta në një kohë të
caktuar.