Fakulteti i Drejtësisë
Programi i studimit “Bachelor në Drejtësi”
Programi i studimit “Bachelor në Drejtësi” në Kolegjin Universitar “Wisdom” mundëson një njohje të thelluar të aspekteve më të rëndësishme të së drejtës, si brenda vendit ashtu edhe në nivel europian e më gjerë, parë këto jo vetëm në këndvështrimin historik të zhvillimit të tyre por edhe atë institucional dhe praktik. Ky program mundëson studimin në fushat e të drejtës publike dhe private, duke zhvilluar aftësitë logjike dhe interpretuese në zgjidhjen e çështjeve që rrjedhin nga dhe gjatë procesit të zbatimit të së drejtës. Veprimtaritë formuese kryesore të këtij programi studimi janë: leksionet, seminaret, ushtrimet, punët individuale, praktika profesionale, mentorimi akademik, organizimi i leksioneve dhe seminareve nga profesorë të ftuar.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.
Ky program studimi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të përgatiten në përmbushjen e funksioneve të ndryshme si: a – avokat; b – noter; c – jurist në shoqëritë tregtare; d – jurist në shoqëritë shteterore; e – jurist në institucione të ndryshme.
Ai ka si objektiv themelor formimin e njohurive bazë në fushën e të drejtës. Pas përfundimit të studimeve, studenti do të jetë i aftë për të analizuar fakte juridike, koncepte, kuadrin ligjor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar apo politika publike, si dhe do të jetë I pregatitur për t’u përshtatur më mire dhe më shpejt me pozicionet bazë të tregut të punës.
Departamenti i së Drejtës Publike
Departamenti i së Drejtës Publike është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit. Ai është përgjegjës për:
- programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor në Drejtësi”
- programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
Programi i studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
Studentët që zgjedhin këtë program studimi, do të kenë një profil profesional të orientuar drejt njohurive të posaçme në të Drejtën Penale. Njohuritë në fushën e të drejtave të njeriut, në kohën e sotme kur ato janë pjesa më thelbësore e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare, e bëjnë këtë program jo vetëm më tërheqës, por edhe të orientuar drejt në raport me proceset integruese euro-atlantike të vendit tonë. Studenti që do të diplomohet në këtë program studimi mund të punojë kryesisht si praktikant i së drejtës penale. Në këtë program mund të regjistrohen edhe ato grupe të cilat kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre profesionale në fushën e të drejtës penale si dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre akademike për marrjen e gradës doktor.
Departamenti i së Drejtës Private
Është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit. Ai është përgjegjës për:
- programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor në Drejtësi”
- programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
Studentët që do të regjistrohen në këtë program studimi duhet të kenë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit për drejtësi sipas sistemit të Bolonjës. Një avantazh për studentët që do të regjistrohen në program do të ishte njohja e një apo disa prej gjuhëve të huaja si vijojnë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht. Në këtë mënyrë këto studentë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore e cila disponohet kryesisht në gjuhët e përmendura. Profili i studentëve që do të diplomohen në këtë program do të jetë i përshtatshëm sidomos për praktikantët e të drejtës, për ata që do të punojnë pranë shoqërive tregtare, si dhe pranë institucioneve shtetërore të cilat mbulojnë çështje të së drejtës civile dhe tregtare, përfshi organizma ndërkombëtare.