Kërimi Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Të dashur studentë, kolegë, dhe universitete apo institucione partnere:
Veprimtaria kërkimore – shkencore dhe marrëdhëniet me jashtë në Kolegjin Universitar “WISDOM”, organizohen dhe zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit Nr.80 / 2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë’’.
Kolegji Universitar “Wisdom” kryen veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuar, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, sipas misionit dhe objektivave specifikë të tij.
Veprimtaritë e kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe të projekteve të miratuara.
Njësia e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë:
▪ nxit dhe mbështet nisma në fushën e kërkimit shkencor mes departamenteve, si dhe koordinimin me institucionet akademike, brenda dhe jashtë vendit;
▪ promovon veprimtarinë kërkimore shkencore të Kolegjit, brenda dhe jashtë vendit;
▪ mbështet partneritetin me universitete të tjera si dhe nxit zhvillimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve në kudër të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.