Klinika Psikologjike Urtësia
Misioni
Klinika psikologjike “Urtësia” është ndërtuar për të shërbyer si një mjedis për trajnimin estudentëve të psikologjisë në Kolegjin Universitar “Wisdom”, për të ofruar trajnime përprofesionistët e fushës dhe për të ofruar shërbime me cilësi të lartë dhe kosto të ulët përstudentët, pjesëtarë të tjerë të KU Wisdom dhe komunitetin.
Shërbimet
Trajnime, seminare, workshop-s
Në përputhje me vizionin e saj, klinika ofron trajnime për për përmbushjen e nevojave të profesionistëve të fushës. Gjithashtu klinika mirëpret sugjerimet dhe kërkesat e vetë profesionistëve dhe/apo palëve të treat të interesuara dhe në përputhje me mundësitë e saj angazhohet për plotësimin e tyre.
Supervizim i praktikave
Në klinikën psikologjike “Urtësia” studentëve të ciklit të parë dhe atyre të ciklit të dytë për psikologji, u ofrohet mundësia e vëzhgimit dhe analizimit të seancave psikologjike përmes dëgjimit dhe shikimit të seancave të regjistruara. Po ashtu ata munden të improvizojnë zhvillimin e seancave terapike
Vlerësim psikologjik
Në këtë klinikë kryhen vlerësime psikologjike të disallojshme. Ato i japin përgjigje një ose më shumë çështjeve specifike për të cilat personi i drejtohet klinikës për vlerësimin në fjalë. Vlerësimi psikologjik në mjediset tona zgjat zakonisht mes dy dhe tre takimeve, ndërsa në rastë të veçanta mund të kërkojë më shumë kohë. Raporti i vlerësimit përfundohet Brenda 15 ditëve nga data e takimit të fundit të klientit.
Këshillim psikologjik
Ky është një shërbim që klinika e ofron individualisht dhe në grup varësisht nga lloji i problematikës, mprehtësia dhe urgjenca e saj te klientë të ndryshem dhe mundësitë kohore të profesionistëve tane.
Këshillimi ofrohet për problematikat e mëposhtme:
- Ngjarjet jetësore
- Shëndeti dhe sëmundjet
- Marrëdhëniet ndërpersonale duke përfshirë shkahtësitë sociale
- Prindërimi dhe familja
- Studimi dhe puna
- Vështirësitë në të nxënë
- Problemet emocionale dhe sjellore
- Humbja dhe pikëllimi
Oraret dhe takimet
Klinika është e hapur dy herë në javë, të martën dhe të enjten nga ora 12.00 deri në 15.00
Për të lënë takime mund të ndiqni një nga mënyrat e mëposhtme:
Telefononi në numrin +355(0)42200063
Shkruani në postën elektronike kpurtesia@yahoo.com
Adresa
Rruga Medar Shtylla, Komuna e Parisit, 1000, Tiranë
(Në mjediset e KU Wisdom)
Tarifat
Ndonëse klinika ka qëllime jo-fitimprurëse për shërbimet që i ofrohen komunitetit zbatohen tarifa të arsyeshme dhe pagesat u bëhen profesionistëve në përfundim të seancës përkatëse.
Për studentët e KU Ëisdom shërbimet ofrohen falas.