Kolegji Universitar “Wisdom”

Stafi akademik i Kolegjit Universitar “Wisdom” ndoqi webinarin e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) me temë“Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor” Ky webinar u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese”. Ne këtë webinar morën pjesë përfaqësues të Ambasadave në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe partnerët e shoqërisë civile në rajon, të cilët paraqitën mendime, shkëmbyen opinione dhe mesazhe sensibilizuese mbi situatën dhe nivelin e respektimit të lirisë së fesë, dialogut ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në vendet e rajonit.