{“text”:”Të dashur studentë,
Ky vit akademik është një vit ndryshe, pasi zhvillohet në një situatë jo normale, në kushtet e pandemisë për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. Kjo situatë na ka detyruar për të vazhduar procesin mësimor në rrethana të reja dhe të imponuara.
Kolegji Universitar “Wisdom” dhe Fakulteti i Drejtësisë të cilin unë e drejtoj kanë marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të proces mësimor, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe ndihmës akademik. Ne mbyllëm me sukses vitin akademik 2019-2020 dhe sapo kemi filluar vitin e ri akademik, jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg, sekretarisë mësimore dhe juve të nderuar studentë.
Ju uroj suksese të gjithë studentëve, sidomos studentëve të regjistruar për herë të parë në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi” dhe atyre që hyjnë për herë të parë në ambientet e Kolegjit Universitar “Wisdom”.
Njëkohësisht ju bëj thirrje që të tregoni kujdes në zbatimin e protokolleve të përcaktuara për t’u mbrojtur nga ky virus.
Të gjithë studentët do të marrin leksionet dhe informacionin e duhur nga pedagoget e lendeve nëpërmjet portalit të studentit, platformës Zoom dhe formave të tjera të komunikimit online, prandaj kërkohet përkushtim dhe përgjegjësi nga secili prej jush dhe stafi.
Të paktën gjatë muajit Nëntor mësimi do të zhvillohet online, por shpresojmë të takohemi së shpejti në auditorët e Kolegjit Universitar Wisdom.
Me respekt
Prof.As.Dr. Naim Mëçalla
Dekan
Tiranë, 02.11.2020
Të dashur studentë,

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, K U “Wisdom”
Tiranë, 02.11.2020
“,”image”:null,”external_image”:null,”external_image_title”:null,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}