Perspektivat dhe sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
Është kënaqësi që në emër të Fakultetit të Drejtësisë të
KU “Wisdom”, Institutit për Kërkim dhe Zhvillim “Wisdom” dhe bashkëpunëtorëve
tanë, t’ju drejtohem dhe të kërkoj pjesëmarrjen Tuaj në kuadrin e Konferencës
Studentore me temë: “Perspektivat dhe
sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Kjo konferencë do të organizohet në kuadër të
“Ditës së Europës” si dhe besimit mbi kontributin që mund të japin të rinjtë
shqiptarë nën dritën e perspektivës europiane, ndaj të nderuar kolegë të Stafit
Akademik të Kolegjit Universitar “Wisdom”, kolegë nga IAL publike dhe private
partnere si dhe bashkëpunëtorë tanë në administratën publike dhe private etj,
jeni të ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen dhe diskutimet tuaja me qëllim që
ti mbështesim studentët pjesëmarrës që të prezantojnë punimet e tyre në lidhje
me ketë temë të veçantë, e cila është e një rëndësie aktuale për vendin tonë dhe
më gjerë.
Ju
lutem gjeni bashkëlidhur thirrjen dhe detajet e organizimit të konferencës!