Promovimi i librit më të ri në treg të autores Iris Halili me titull “Lideri nuk lind… bëhet”.

Ditën e djeshme Klinika psikologjike “Urtësia” dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë dhe Njësinë e Kërkimit Shkencor organizuan online promovimin e librit më të ri në treg të autores Iris Halili me titull “Lideri nuk lind… bëhet”. Gjatë prezantimit të librit autorja u ndal jo vetëm tek teoritë e lidershipit, por edhe tek problematikat aktuale në vendin tonë të cilat sipas saj e kanë origjinën tek paaftësia e shoqërisë shqiptare për të zgjedhur liderin e duhur. Pas një karriere disa vjeçare në Shqipëri Halili e cila ka qënë dhe shefja e kabinetit të Presidentit Moisiu jeton dhe punon në Florida, SHBA.