Sekretaria
Sekretaria mësimore është pjesë integrale e procesit arsimor në Kolegjin Universitar “WISDOM”.
Misioni i saj është të ofrojë shërbime të ndryshme për të gjithë studentët e regjistruar që vazhdojnë studimet universitare, si dhe për ata që kanë përfunduar studimet dhe janë diplomuar.
Detyrat kryesore të zyrës së sekretarisë janë:
Sekretaria ka për detyrë të kryejë me korrektësi organikën e sekretarisë;
Të bëjë gati tabelat e kërkuara nga Ministria Arsimit apo QSHA-ja për informacionin e kërkuar në kohën e caktuar.
Dhe më pas i dorëzohen Kryesekretarit për t’i përcjellë ato.Të zbatojë kërkesat e Departamenteve dhe Dekanit për vënien në dispozicion të listës së studentëve për çdo vit akademik.
Të njoftojë studentët për çdo informacion që duhet të dijë studenti në lidhje me Universitetin.
Të ketë komunikim të profesionalizuar me studentin dhe të jetë korrekt për çdo shërbim ndaj studentit.
Të bëjë gati procesverbalet me emrat e studentëve dhe t’i dorëzojë tek K/ sekretari për firmë, gjithmonë pasi të ketë firmosur Sekretaria.
Më pas Kryesekretari i merr në dorëzim.Të kryejë detyrat e dhëna nga Kryesekretari.
Kryesekretar
Valter Meshi
info@wisdomuniversity.eu
Detyrat kryesore të Kryesekretarit janë:
1. Kryesekretari Organizon të gjitha punët në sekretari, dhe mban përgjegjësi për çdo dokument që del nga sekretaria.
2. Kryesekretari është i vetmi i autorizuar të shënojë emrat e studentëve në regjister dhe notat.
3. Kryesekretari është përgjegjës për përgatitjen e procesverbaleve të provimeve dhe i vetmi që merr në dorëzim nga pedagogu pas provimit.
4. Kryesekretari përcjell nga sekretaria të gjitha problemet, ankesat, me anë shkresore ose elektronike tek Rektori apo tek drejtuesit e tjerë të Universitetit.
5. Kryesekretari kontrollon gjithmonë organikën e sekretarisë përpara se ajo të dërgohet apo të firmoset nga organet përkatëse.
6. Kryesekretari është i varur nga Rektori vetëm nga ana Akademike, dhe nga Administratori nga ana administrative.
7. Kryesekretari mban korespodencë me institucionet.