SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PRANË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

{“text”:”

KU “ Wisdom”, hap sot në dt. 13.09.2019 konkurimin për vende të lira pune për
personel akademik ,organizuar nga Fakultetet për vitin akademik 2019-2020, si vijon :
1. FAKULTETI I DREJTËSISË

Kërkon të punësoje pranë departamentit të Drejtës Publike,të Drejtës Private, personel
akademik me kohë të plotë dhe kohë të pjesëshme me grade shkencore Dr, Prof Ass ose
Prof. Janë të mirepritur gjithashtu studente me Msc , ose kandidatë në proces doktorature,
në fushat e mëposhtme:
1. Të së Drejtës Publike
2. Të së Drejtës Civile
3. Të së drejtës Penale në përputhje me kriteret e përgjithshme si vijon:
– Të zotërojë të paktën diplomën “Master i Shkencave” ose të barasvlevshme në këto
disiplina : shkenca juridike, shkenca ekonomike dhe shoqërore;
– Të ketë notën mesatare të përgjithshme të diplomës universitare mbi 8, ndërsa mesatare
e gruplëndëve të profilit mbi 8.5;
– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen vepre penale
me dashje;
Kanë përparësi në konkurim kandidatët që zotërojnë:
– Diplomë të nivelit të dytë Master i Shkencave, si dhe të kenë përfunduar ciklin e tretë të
studimeve;
– Të vazhdojnë studimet për doktoraturë në universitetet publike brenda ose jashtë vendit
ose në universitete private me program të akredituar;
– Të kenë gradën shkencore doktor/të barazvlefshme dhe janë nën moshën 63 vjeç;
– Të kenë titullin profesor i asocuar dhe janë nën moshën 63 vjeç ;
– Të kenë titullin profesor dhe janë nën moshën 67 vjeç;
– Përvojë pune në mësimdhënie;
– Të kenë kryer kurse kualifikimi pasuniversitare brenda dhe jashtë vendit
– Njohuri të gjuhëve të huaja;
– Referime në konferenca shkencore kombëtare/ndërkombëtare;
– Aftësi të mira komunikimi në auditor;
– Botime tekstesh mësimore/monografi/artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë
vendit.
Shiko më shumë 

“,”image”:null,”video”:null,”video_description”:null,”gallery”:null,”gallery_type”:null,”image_location”:”top”}