Referuar
Rregullores së Kolegjit Universitar “Wisdom”
Neni
92
Sistemi
i vlerësimit të studentëve, notat
1.
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë
notash. Nota kaluese më e ulët është nota pesë. Në format e kontrollit me
shkrim përdoret dhe sistemi i vlerësimit me pikë ose me përqindje (100 pikë ose
100%), ose me shkronja (sistemi ECTS me shkronjat nga A deri F). Vlerësimi me
notë është i detyrueshëm, në kuptimin që përfundimi i një vlerësimi duhet të
shprehet detyrimisht edhe me notë.
2. Rezultatet e provimit u bëhen të njohura
studentëve nga komisioni në përfundim të provimit me gojë dhe për provimet me
shkrim brenda 15 ditëve nga data e zhvillimit të provimit. Në përfundim të
vitit akademik, sekretaritë mësimore hartojnë listat e studentëve që rezultojnë
mbartës të lëndëve të ndryshme si dhe listat e studentëve përsëritës.
3. Në
përfundim të programit të studimit, studentëve ju njehsohet nota mesatare e
ponderuar, që merr në konsideratë edhe kreditetrespektive për çdo disiplinë apo
veprimtari tjetër formuese.
4.
Kalimi nga njëri sistem vlerësimi te tjetri bëhet në përputhje me diagramën që
vijon:
Notë
|
4
|
5
|
6
|
7
|
8
|
9
|
10
|
Pikë
|
0 – 49
|
50 - 55
|
56 – 65
|
66 - 75
|
76 – 85
|
86 - 95
|
96 -
|
ECTS
|
F
|
E
|
|
D
|
C
|
B
|
A
|
5. Notat kaluese konsiderohen nga
5 e lartë, pikët nga 50 e lartë dhe shkronjat nga A deri E. Studentët që
përfundojnë vitin akademik me notë mesatare mbi 9.6 ose grumbullojnë mbi 96
pikë ose vlerësohen me të paktën shkronjën B+ (e konvertuar me notën mbi 9.6),
shënohen në “Listën e Dekanit”. Nga kontingjenti i kësaj liste, një komision i
posaçëm, i drejtuar nga dekani i fakultetit, përzgjedh dhe propozon kandidatë,
të cilët vitin e ardhshëm akademik do të mund të përfitojnë bursa ose trajtime
të ndryshme).