TAKIM NE ZOOM

Në datën 26 Nëntor 2020, studentët e “Fakultetit të Drejtësisë” dhe “Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore” në Kolegjin Universitar “WISDOM” zhvilluan dje bashkëbisedim miqësor me themeluesin e organizatës “GUXO”, Av. Marash Z. Logu, mbi “Sfidat e të rinjve dhe aktivizmi”.
Av. Marash Z. Logu u shpreh se: “Mesazhi im për cdo të ri është angazhohu, angazhohu, angazhohu. Në shoqëri civile, në forume politike, në grupime informale apo edhe individualisht. Besoni dhe luftoni për idetë dhe kauzat tuaja. Vetëm ato nuk do t’iu zhgënjejnë asnjëherë”