Thirrje për pjesëmarrje në konferencën shkencore kombëtare:
“Zhvillimi i legjislacionit shqiptar në dekadat e fundit në fushën e reformimit institucionalo- juridik të shtetit, ekonomik dhe socal te shoqerise dhe problematikat që hasen ne praktikën e vendit.”
Data e konferencës: 23 Maj 2024, Kolegji Universita Wisdom.
Konferenca do të organizohet nga Fakulteti i Drejtësise dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike Shoqerore të Kolegjit Universitar “Wisdom”.
Krahas pedagogëve të departamenteve të drejtësisë, ekonomikut dhe të psikologjisë të kolegjit tonë, ftohen edhe referues nga stafi pedagogjik i universiteteve dhe kolegjeve analoge të tjera të vendit, punonjës të institucioneve juridike, juristë, prokurorë, gjyqtarë, ekspertë të ekonomisë dhe shkencave sociale, studiues të tjerë të vendit
Tematikat e konferencës:
Përmirësimi i legjislacionit në fushën e së drejtës publike për reformimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, organeve të prokurorisë e pushtetit vendor. Legjislacioni i ri në fushën e së drejtës kushtetuese, administrative, financiare etj
- Përmirësimi i legjislacionit në fushën e së drejtës penale dhe problematikat përkatëse. Mendime dhe ide për përmrësimin e mëtejshëm. Dispozitat e reja në kodin penal.
- Përmirësimi i legjislacionit në fushën e së drejtës private dhe problematikat përkatese .Mendime dhe ide për përmirësimin e mëtejshëm. Dispozitat të reja në të drejtën e punës, familjare, civile, të detyrimeve, të së drejtës tregtare e doganore, të së drejtës së shoqërive tregetare.
Përmirësimi I legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe problematikat përkatëse.
Reformimi i legjislacionit që sanksionon veprimtarinë e avokatit, ekspertit kontabël, përmbaruesit., psikologut etj.
- Përmirësimi i legjislacionit në fushën e pronës, përmirësimi i ligjit 7501 në lidhje me shpërndarjen e të drejtës së tokës publike bujqësore dhe problematikat përkatëse.
Përmirësimi i legjislacionit në fushën e prokurimeve publike dhe problematikat përkatëse,
Përmirësimet në ligjin për biznesin e vogël, ligjin mbi tatim fitimin dhe tatimin për të ardhurat, reformimi i sistemit të taksave në Shqipëri.
Data të rëndësishme:
Dorëzimi i abstraktit: deri më 30 Mars 2024
Njoftimi i pranimit të punimit: 05 Maj 2024 (Punimet e konferencës do të publikohen pas mbledhjes dhe vlerësimit paraprak të tyre nga grupi shkencor).Gjuhët e Konferencës: gjuha shqipe.
Konferenca është planifikuar të zhvillohet në auditor..
Dërgimi i abstrakteve dhe i punimeve të bëhet në adresën: budospiro@gmail.com