Kohezgjatja e projektit : 1 Shkurt 2019 – 1 Qershor 2019
Instituti per Kerkim dhe Zhvillim Wisdom ne bashkepunim me International
Center for Southern Europe po implementojnë projektin “SociAl inclusion
Through the multi-functional center In Prrenjas, SADI HALITI” (SATI) i financuar
nga IADSA. Ky projekt ka për qëllim rikonstruksionin e qendrës multifunksionale
në qytetin e Prrenjasit dhe gjithashtu trajnime me ekspert shqiptarë dhe italianë
për tematika të ndryshme në varësi të grupmoshave. Trajnimet janë
gjithëpërfshirëse me stafin e bashkisë lidhur me menaxhimin dhe funksionimin e
qendrës, me grupet e të rinjve lidhur me artin, teatrin social apo aktivitete të tjera
edukuese dhe argëtuese, të cilët mund ti performojnë në qendër dhe me moshën
e tretë sesi mund të jenë aktivë dhe hapësira që do ti dedikohet atyre për
aktivitete që ato dëshirojnë të kryejnë në këtë qendër.