Titulli i projektit:”Tё rinjtё e Tiranёs nё vendimmarrje nёpёrmjet aplikacionit smart”

Kohezgjatja Mars 2019-Gusht 2019 

 


Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Wisdom në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës po zbatojnë projektin  : “Të rinjtë e Tiranës në vendimmarrje nëpërmjet aplikacionit smart”. Ky projekt synon ndërgjegjësimin e të rinjve në qytetin e Tiranës për të të marrë pjesë në vendimmarrje, duke qënë sa më active për t’u informuar, për të shprehur shprehur mendimet e tyre në lidhje me vendimet që merren nga Bashkia e Tiranës për to. Projekti do të përdorë një platëformë dixhitale dhe një aplikacion i cili aksesohet nga një smart phone si një instrument për të vlerësuar përgjegjshmërinë sociale dhe publike tëtë rinjve te Tiranës dhe për të rritur përgjegjshmërinë e siguruesve të shërbimit të pushtetit vendor. Në këtë mënyrë rritet mundësia për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.