Zyra e Burimeve Njerëzore

Zyra e Burimeve Njerëzore ndjek një grup rregullash sistematike, që udhëzon se si duhen trajtuar burimet njerëzore pranë këtij institucioni arsimor, çfarë të drejtash e përgjegjësish kanë ato dhe menaxhuesit. Parimi kryesor i përcaktimit me efektivitet të pritshmërive, është të sigurohet se rregullat dhe rregulloret janë të drejta, të arsyeshme, dhe të administruara me paanësi.

Përgjegjësia kryesore e zyrës së Burimeve Njerëzore është që në bashkëpunim me strukturat akademike dhe administrative të rekrutojë, përzgjedhë dhe zhvillojë personelin për t’i përmbushur nevojat dhe kërkesat e procesit të mësimdhënies . Procesi i rekrutimti të personelit bëhet sipas një politike transparente në përputhje me aktet bazë të institucionit duke u mbështetur tërësisht në meritat individuale të kandidatëve dhe përputhjen e tyre me kërkesat e vendit të punës.

Personeli përzgjidhet me konkurim, duke ndjekur këto hapa :

    • Identifikimin e nevojave për staf akademik

 

    • Shpallja e vendeve të lira

 

    • Shqyrtimi i dosjeve dhe intervistimi

 

  • Punësimi dhe procedurat administrative