Zyra e IT
Misioni i Zyrës së IT-së është t’i ofrojë institucionit zgjidhje dhe shërbime teknologjike në mënyrë efektive dhe të sigurt.
Përgjegjësitë kryesore janë:
Përgjegjësitë kryesore janë:
- Departamenti i IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit informativ të Kolegjit Universitar Wisdom, të azhornuar me ndryshimet e përshtatshme teknologjike.
- E gjithë infrastruktura e KU Wisdom, përfshirë edhe rrjeti kompjuterik, janë në monitorim dhe kontroll te vazhdueshëm nga ana e stafit te IT. Përveç sigurisë së rrjetit, nëpërmjet monitorimit mundësohet edhe siguria fizike e pajisjeve informatike.
- Aksesimi në sistemin kompjuterik te institucionit , akseset për brenda rrjetit dhe nga interneti janë të autorizuara dhe të menaxhuara nga Zyra e IT-së. Ato u jepen personave përkatës me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara në mënyrë të sigurt. Perpjekjet për hyrje të pa-autorizuara refuzohen automatikisht.
- Aksesimi në internet është i rregulluar në bazë të kategorisë së faqeve. Sistemi i filtrimit të web-it parandalon qasjen e përdoruesve në faqe të dëmshme dhe të padëshiruara.
- Në aspektin e ruajtjes dhe fshehtësisë së të dhënave, Zyra e IT-së është përgjegjëse për marrjen e veprimeve të duhura në perputhje me politikën e KU Wisdom për të ofruar sigurinë e duhur .
- Departamenti i IT-së është përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshen përdoruesit e sistemit.