Portal

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore

Departamenti i Psikologjisë

Programi i studimit Bachelor në Psikologji në Kolegjin Universitar “WISDOM” është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe i referohet përvojave më të mira të institucioneve akademike të vendeve të zhvilluara.
Departamenti është përgjegjës për:

    • programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor në Psikologji

 

    • programet e studimit të ciklit të dytë ,Master i Shkencave “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”


Programi Bachelor në “Psikologji” dhe “Master i Shkencave Psikologji Shkollore dhe Edukimi” kanë këto objektiva të përgjithshme:

Formimin akademik të specialistëve të Psikologjisë, për t’iu përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe social të shoqërisë shqiptare
Të përgatisë specialistë me aftësi teorike e metodologjike. Ai synon përgatitjen e dyfishtë, si profesionistë të fushave relativisht të reja dhe si qytetarë aktivë të një shoqërie demokratike.
U ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë të konsiderueshme për një punë të thelluar kërkimore e aplikative

Departamenti i Ekonomisë

Misioni i Departamentit të Ekonomisë është ti ofrojë tregut të punës vendas dhe botëror specialistë dhe menaxherë të biznesit me njohuritë më të mira dhe të azhornuara në vijimësi.

Vizioni i Departamentit të Ekonomisë synon arritjen e standarteve më të larta, të njohura edhe ndërkombëtarisht si të programeve që ofron, ashtu edhe të performancës së stafit të tij, me synimin e sigurimit të cilësisë si objektiv kryesor.
Ai është përgjegjës për:

    • programet e studimit të ciklit të parë “ Bachelor në Menaxhim-Biznesi”

 

    • programet e studimit të ciklit të parë “ Bachelor në Financë –Bankë”

 

    • programet e studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”


Këto kurse studimesh kanë një përmbajtje të zgjedhur me kujdes dhe objektiva specifike arsimore.