Misioni i sektorit të Kërkimit Shkencor është:
Të krijojë, të zhvillojë, të përhapë, të konsolidojë
dhe të mbrojë një bazë të gjerë dijesh në shërbim të vendit me anë të
mësimdhënies, të kërkimit shkencor, si dhe të shërbimeve të tjera në shkencat
juridike, ekonomike dhe shoqërore.
Kolegji Universitar “Wisdom” do të
organizojë në mënyrë periodike aktivitete shkencore dhe do të përqendrohet:
- në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme shkencore
- në përkrahjen e projekteve të kërkimeve individuale apo kolektive të
stafit akademik
- në realizimin e lidhjes së kërkimit shkencor me procesin mësimor
- në kultivimin dhe forcimin e aktiviteteve të kërkimit shkencor
- në vendosjen e marrëdhënieve bashkëpunuese me institucione të tjera të
arsimit të lartë dhe ato të kërkimit shkencor në veçanti, vendase dhe të huaja
- në promovimin e vlerave studimore përmes dhënies së çmimeve sipas çdo
merite
Kolegjit Universitar “Wisdom” ka arritur me sukses
të botojë një revistë shkencore periodike e cila është shndërruar në një zë të
rëndësishëm të kërkimit shkencor në institucionin tonë.
Kërkimi Shkencor, si
sektor i një rëndësie të veçantë në vendet në zhvillim, siç është edhe vendi
ynë, është kthyer në një prioritet kombëtar. Për këtë arsye në institucion
është ngritur infrastruktura e nevojshme lidhur me këtë sektor, përkrah strukturave
të tjera akademike.
Njësia Shkencore
dhe e Marrëdhënieve me Jashtë, respektivisht për Fakultetin e Shkencave
Ekonomike dhe Shoqërore, është krijuar me qëllimin e posaçëm për të realizuar
tregues të matshëm në fushën e Kërkimit Shkencor. Kërkimi shkencor është forca
e gravitetit akademik në Kolegjin Universitar “Wisdom”.