Portal

Seminari “Hyrje në Kriminologji”

Të shtunën në datën 17.02.2024 organizuam në Kolegjin Universitar “Wisdom” seminarin e parë të mbajtur nga doktoresha Klarida Rrapaj, psikologe eksperte në viktimologji dhe në kriminalistike, specializuar në komunikim dhe aftësi të kufizuara specifike në të mësuar (DSA), në Itali.

Gjatë takimit, doktoresha eksploroi historinë e kriminologjisë, duke filluar nga lindja e saj e deri te teoritë moderne. Është thelbësore të kuptohet konteksti historik dhe social në të cilin ka evoluar kriminologjia, në mënyrë që të vlerësohet plotësisht evolucioni i saj dhe sfidat aktuale. Vetëm duke njohur të kaluarën mund të kuptojmë të tashmen dhe të planifikojmë të ardhmen.

Kriminologjia, në fakt, është një disiplinë në zhvillim të vazhdueshëm, e cila është zhvilluar falë kontributit të studiuesve dhe profesionistëve që i kanë kushtuar jetën studimit të krimit dhe sjelljeve kriminale. Falë përkushtimit të tyre, sot ne mund të kuptojmë më mirë shkaqet e krimeve dhe të identifikojmë strategji efektive.

Seminari “Hyrje në Kriminologji” ishte një mundësi unike për të përmbledhur njohuritë e fituara dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e kriminalistikës. Është e rëndësishme që ne, profesionistët e ardhshëm, të jemi gjithmonë të përditësuar me teoritë dhe metodologjitë më të fundit, për të ofruar mbështetje maksimale për viktimat dhe për të kontribuar për ta bërë shoqërinë tonë një vend më të sigurt.

Falenderojmë Dr.Klarida Rrapaj që ndau përvojën dhe njohuritë e saj me ne.

Ky seminar pasuroi studentët e depertamentit të psikologjisë duke u ofruar mjete të reja për t’u bërë profesionistë kompetentë dhe të vetëdijshëm. Universiteti jonë vazhdon duke punuar me pasion dhe përkushtim, për të ndihmuar në zhvillimin e studentëve, dhe ofrimin e trajnimeve të specializuar dhe të çertifikuara.

Ju falenderojmë për pjesmarrjen dhe ju mirpresim në seminarin e ardhshëm të trajnimit në datën 30.02.2024.

Për të gjithë të interesuarit regjistrohuni në adresën e klinikës të universitetit tonë Klinika Psikologjike Urtësia

urtesia.italia@gmail.com